Festivali "Presheva Jehon" anashkalon pjesëmarrësit nga Bujanoci
Në qytetin e Preshevës do të organizohet festivali folklorik me shoqëri artistike nga qytete shqiptare të rajonit por është anashkaluar pjesëmarrja nga Bujanoci.Përmes një njoftimi që ka bërë shtëpia e kulturës në Preshevë thuhet se më 4 gusht do të zhvillohet festivali me shoqëritë nga Presheva, Tirana, Shkupi, Prishtina, Kaqaniku dhe Gjirokastra.
Programi do të mbahet në oborrin e shtëpisë së kulturës me fillimi nga ora 18:00 ndërsa defileu bëhet nëpër rrugën kryesore të qytetit të Preshevës./Titulli.com/